Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga konferenca ndërqeveritare me homologun Kosovar, Hoti, akuzave të presidentit Ilir Meta se qeveria ka humbur miliona euro në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Rama hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjë nga proceset nuk ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë vendim që bën humbëse qeverinë shqiptare. Ai u shpreh se për sa kohë procesi vazhdon institucionet nuk kanë të drejtë të japin informacion pasi kjo konsiderohet shkelje.
“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe , që ne kemi pagua edhe paratë,. Po jua gazetarët dhe mediat pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo. Deri më sot që flasim nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne kemi humbur. Kemi skuadra të avokaturës së shtetit që punojnë për të sprapsur këto vendime paraprake.
Mirë ata që e kanë detyrë të mos ia kërcasin kokoshkës. Të paktën ju duhet të bëni verifikime që publiku të mos mbytet në gënjeshtra. Kemi fituar arbitrazhe dhe nuk kemi humbur asnjë. Vazhdojë proceset për të sprapsur vendimet paraprake. Ka një ligj që shteti nuk duhet të bëjë komente sepse konsiderohen shkelje e procesit gjyqësor. Llogariteni vetë autorin me këtë fakt dhe mendoni sa shumë e ka mendjen tek Shqipëria”, tha Rama./mv. abcnews.al