Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, kryeministri Rama komentoi marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Ramës, kjo marrëveshje nuk nuk ka asgjë të re është thjeshtë një konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit.
“Marrëveshja e Washingtonit nuk ka asgjë të re është thjeshtë një konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Por ka një rëndësi të jashtëzakonshme në një asket tjetër. Ka rikthyer Kosovën në pozicionin ku duhet të jetë gjithmonë aty ku duhet të ishte ndërkombëtarisht. Ka shumë gjëra që ne shqiptarët mund ti bëjmë vete dhe do ti kishim bërë vetë nëse nuk do të ishim kaq kalamaj sac kemi qenë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na zgjedhin. E rëndësishme është që ti bëjmë gjërat sepse tani përveçse e kemi thënë sa herë je i ulur në procesin e Berlinit, tani e ka thënë edhe Amerika që kjo punë duhet bërë. Megjithë mungesën e modestisë, nuk ka problem por të paktën kush nuk më dëgjon mua të dëgjojë SHBA dhe BE. Nuk ka rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër të çon në qorrsokak”, u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama komentoi edhe kritikat e ish-kreministrit Albin Kurti për marrëveshjen në fjalë, i cili është shprehur se fioi vetëm Serbia.
“Kush fiton? Unë e di si i bën Abini llogaritë dhe më rezulton se nga pikëpamja e llogarive në aspektin ekonomik është si administrimin jugosllav. Si mund të mos përfitojë ai që ka portin dhe ai që kryen gjithë atë volum dhe përfitoka më shumë një nga aktorët që do shfrytëzojë importin. Këtë siguri e gjen Albini, por unë as nuk e gjej dot vetë dhe as nuk kam gjetur dy njerëz që dinë nga ekonomia që të ma kenë shpjeguar si një moment lajthitje”, tha kryeministri.
Rama komentoi gjithashtu edhe njohjen e Izraelit për Kosovën, ndërsa theksoi se janë në të njëjtën linjë me BE.
“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrej pas luftës se para. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë. Është vendi ku shqiptar janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi. Është vendi që ka një lidhje të vecantë me Izraelin. Në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE”, deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al