Një restorant australian po sfidon klientët e uritur me një hot dog që peshon rreth 3 kilogramë. Kushton 50 dollarë dhe nëse klientët arrijnë ta konsumojnë mund të marrin lekët mbrapsht. Por klientët duhet të përfundojnë këtë sfidë brenda 30 minutave ose më pak në mënyrë që të fitojnë çmimin.
Ata që e arrijnë këtë sfidë do të marrin gjithashtu një kupon prej 50 dollarësh dhe fotoja e tyre do të vendoset në murin e restorantit. Pasi restoranti publikoi sfidën në rrjete sociale, klientët vërshuan me komente duke etiketuar miqtë dhe anëtarët e familjes.
“Një kilogram mbase tre kilogramë është përtej qesharakes”, është shprehur njëri. “Ne njohim dikë që mund ta “shkatërrojë” atë pa problem, “shtoi një tjetër. xh.d/abcnews.al