Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas ndeshjes që kuqezinjtë barazuan 2-2 me Rio Ave, foli për mediat. Italiani normalisht i gëzohet kualifikimit në grupet e Europa League, që erdhi pas goditjes së 25 penalltive. Pa asnjë dyshim skuadra italiane ishte me fat.
“Është e vështirë të kontrollosh emocionet në një situatë të tillë, sepse ne shkuam nga mundësia e fitores te humbja sa hap e mbyll sytë. Kjo është edhe arsyeja pse thonë që penalltitë janë lotari. Arritëm të ishim të duruar, edhe pse një pjesë e lojtarëve janë të rinj”, tha fillimisht Pioli.
Who said you could go to bed before watching this ⤵️
Qualcuno pensava di andare a dormire senza rivedersi la serie ???????? dei calci di rigore? ⤵️#RioAveMilan #UEL #SempreMilan pic.twitter.com/TDJABBrFzV
— AC Milan (@acmilan) October 1, 2020
Më pas ai shtoi: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, por ky është futbolli”. Milani mund të kishte humbur, por ishte me fat te një penallti që u devijua nga Donnarumma, parakaloi gjithë vijën fatale dhe u përplas në shtyllën tjetër.
Fati deshi që të mos kthehej e të ndalej në rrjetë. I ngacmuar për atë penallti, Pioli deklaron: “Në karrierën time kam humbur një finale Kupe Italie për shkak të një goditjeje si ajo. Penalltitë janë lotari, pot djemtë e merituan prej përpjekjeve që bënë”. /abcnews.al