Një nga këngëtarët më të njohur turk, Arif Akpinar ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare.
Sipas mediave vendase, shkak është bërë një sëmundje të rëndë.
Këngëtari ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe ishte shtruar në spital javën e kaluar. Arif nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe humbi jetën.
Producenti Bulent Seyhan në një postim në Tëitter shprehu dhimbjen për humbjen e artistit.
“Arif Akpinar, artist i dashur, na le në një moshë kaq të re, u prehsh në paqe”, shkroi ai. l.k/abcnews.al