Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të vjetra, në të cilat solli në mendje disa momente.
Në një prej tyre, ylli televiziv shfaqet krah babait të ndjerë, të cilin e kujton me shumë dhimbje në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
“Sot 17 vjet më parë, babai im u ngjit në qiell. Nuk mund ta besoj që është bërë kaq gjatë. Më mungon shumë baba”, shkroi ndër të tjera Kim.
Kujtojmë se Kim Kardashian së fundi u përfol për krizë në lidhjen me Kanye West, por çifti janë parë duke darkuar së bashku. l.k/abcnews.al