Mozzik ka qenë padyshim kryefjalë e kësaj vere. Pas suksesit me “Madonna” dhe bashkëpunimit me Kidën për “PP”, reperi solli albumin e shumëpritur “MozzArt”, që rezultoi mjaft i pëlqyer. Ndërkohë, albumi i publikuar në fund të Korrikut ka arritur të shënojë më shumë se 30 milion klikime, duke e bërë atë artistin më të dëgjuar të verës.
Sipas Billboard Albania, Mozzik ka kryesuar sërish edhe për Shtatorin pasi renditet si më i dëgjuari edhe për këtë muaj. Reperi ka marr rreth 6.3 milionë dëgjime brenda Shqipërisë në të gjitha këngët e tij në platformën YouTube duke kryesuar kështu sërish klasifikimin e Billboard për këtë muaj.
View this post on Instagram
Mozzik duket se po e mban premtimin se ky vit do të jetë krejt i tij. Ndërkaq, përsa i përket jetës personale Mozzik është përfolur së fundmi dhe për një ribashkim të mundshëm me Loredanën. Disa postime që kanë bërë në rrjete sociale, dhe një video që ka qarkulluar online ku shihen së bashku në një qendër tregtare kanë shtuar dyshimet se dyshja është rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. xh.d/abcnews.al

