Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë. Reperja e mirënjohur dhe Kenneth Petty mirëpritën fëmiijën e tyre të parë. Megjithatë, çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës.
Minaj konfirmoi se po priste fëmijën e parë në Korrik, përmes një seti fotografik. Ajo postoi disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi: “Dashuri. Martesë. Karroca e bebes. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja.”
Spekulimet që reperja është në pritje të ëmbël lindën në muajin maj, pas një postimi që bëri në rrjete sociale. Autorja e hitit “Side to Side” u martua me Petty tetorin e kaluar pas rreth një viti lidhjeje. xh.d/abcnews.al