Lega Serie A ka vendosur të shtyjë ndeshjen mes Genoa dhe Torino, pas kërkesës s klubit vendas. Kjo përballja ishte programuar të luhej të shtunën prej orës 18:00 dhe tani mbetet të mësohet se kur do të zhvillohet kjo sfidë e kampionatit italian.
Shtyrja e ndeshjes ka krijuar precedent, pasi sipas protokollit ndeshjet mund të luhen, majfton që të mos jenë 13 lojtarë dhe një portier të infektuar me COVID-19.
Il Consiglio straordinario di Lega ha deciso: rinviata Genoa-Torino https://t.co/PLXgDMdFmN #torino #torinofc #toro
— Torino FC (@TorinoFCFeed) October 1, 2020
Këtë kusht Genoa e plotësonte, por normalisht gara shtrembërohet nëse ata do të zbrisnin në fushë me 15 mungesa për shkak të koronavirusit.
Klubet kështu do të kenë mundësinë që vetëm një ndeshje të kërkojnë ta shtyjnë, nëse kanë dhjetë ose më shumë të infektuar në ekip. /abcnews.al