Ndodhet ngjitur me parkun natyror të Viroit, por kjo lagje është zhytur në baltë e ujë.
40 familje të ardhur nga zonat rurale të Gjirokastrës dhe Tepelenës prej më shumë se 20 vitesh janë në harrese nga çdo pushtet.
Aksi kryesor i lagjes është krejtësisht i amortizuar. Gropat janë thelluar dhe prej vitesh askush nuk ka vënë dorë.
“Rrugët siç i shikoni. Kanalizime nuk po bëhen. Ujë të pijshëm sikur të na e sillnin mire do bënin. Puset dhe pihen dhe s’pihet.”, është shprehur një banor.
Një tjetër banor i lagjes është shprehur se frika e tyre më e madhe janë përmbytjet.
“Gati 20 vjet. Ku ta dimë ne pse nuk bëhet. Rruga e prishur, kërkojmë që të rregullohet rruga, Jo ta bejnë asfalt, por një rrugë të thjeshtë”, ka thënë një nga banorët e lagjes.
Premtimet kanë qenë të shumta, por asnjë nuk është realizuar.
“Na premtuan dhe nuk është bërë asgjë,shteti të bëjë detyrën e vete”, është shprehur një tjetër.
As mund të mendohet që në këtë lagje qyteti të ketë lulishte, apo hapësire për fëmijët.