Parlamenti portugez pritet të kalojë nesër në votim një ligj për legalizimin e eutanazisë. Kisha në vend ka kundërshtuar miratimin e këtij ligji, ndërsa vendimtare në votim pritet të jenë votat e Partisë Socialdemokrate, të cilët janë të lirë të shprehen sipas ndërgjegjes së tyre.
Parlamenti portugez voton të mërkurën një ligj që do të lejonte eutanazinë në vend. Ligji u propozua nga tre pari që mbështesin qeverinë e qendrës së majtë të kryeministrit socialist Antonio Kosta.
Një ditë para votimit, konferenca episkopale portugeze shpërndau 1.5 milion fletushka duke shpjeguar qëndrimin kundër eutanazisë, dhe që jeta nuk mund të konsiderohet një objekt për përdorim personal.
Kardinali patriark i Lisbonës, Manuel Klemente, bëri një apel të fundit për deputetët, që të votojnë kundër legalizimit të saj. 230 deputetët e parlamentit portugez duhet të diskutojnë rreth katër teksteve pro eutanazisë të propozuar nga tre partitë që mbështesin qeverinë, por pa mbështetjen e Partisë Komuniste portugeze, e cila është deklaruar kundër.
Rezultati i votimit do të varet shumë nga mënyra se si do të shprehen deputetët e PSD-së në opozitë, të cilët kanë bërë apel që të votohet sipas ndërgjegjes./abcnews.al