Nga Lora Jones, BBC
Shibu Philip është themeluesi i Transcend – një firmë e vogël me qendër në Londër që blen produkte bukurie me shumicë dhe i shet sërish ato në internet.
Për një vit e gjysmë ai ka përdorur softwarin Hubstaff për të vëzhguar punën e punëtorëve. Ai ka deklaruar se software tregon nëse punonjësit kanë përgjegjësi ndaj punës së tyre.
“Unë e njoh veten dhe çdokush mund të bëjë 10 minuta pushim, por është më mirë të kesh diçka që mund të monitorosh atë çfarë bëjnë punonjësit, nëse ata po ndjekin procedurat.”
“Nëse ata kanë realizuar diçka të bukur, unë i bëj foto dhe ua tregoj punonjësve në mënyrë që pjesa tjetër të mund të përmirësohet”.
Punonjësit janë në dijeni të software dhe ata mund të fshijnë gjithçka çfarë kanë kontrolluar në faqet e ndryshme të internetit që mund të jenë regjistruar aksidentalisht gjatë kohës së pushimit të tyre, shtoi Shibu.
Duke qene së shumica prej nesh punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë, ka pasur një rritje të kërkesës nga punëdhënësit për një software që mund të vëzhgojë punën e punonjësve, transmeton abcnews.al
Hubstaff me bazë në SHBA ka deklaruar se numri i klientëve të saj në Mbretërinë e Bashkuar është rritur 4 fish që nga Shkurti.
Një kompani tjetër e quajtur Sneek ofron disa pajisje teknologjike që u bën fotografi punëtorëve nga laptopi i tyre dhe i shkarkon ato tek folderet e kolegëve që ata të mund t’i shohin.
Bashkëthemeluesi i saj, Del Currie, tha për BBC se numri i përdoruesve gjatë pandemisë ishte rritur 5 fish, transmeton abcnews.al
Sipas një studimi të kohëve të fundit nga akademikë në Universitetin Cardiff dhe Universitetin e Southampton, një e treta e punonjësve në shtëpi u shprehën se produktiviteti i tyre kishte rënë.
Por a është teknologjia përgjigjja e duhur për të kuptuar se cilët punonjës janë më të dobët apo për t’i ndihmuar ata të punojnë edhe nga shtëpia?
Josh, një fotograf 26-vjeçar që jeton në Londër, tha se produktiviteti i i tija ra gjatë punës nga shtëpia. Krijimi i një studioje të improvizuar në kuzhinën e apartamentit të tij ishte shumë e vështirë.
Ai është mirënjohës që shefi i tij nuk ka përdorur program gjurmimi për të kontrolluar punën e tij, transmeton abcnews.al
“Ditët e para e kisha shumë të vështirë të motivohesha, besoj se do të ndihesha edhe më keq nëse dikush do të përgjonte punën time, tha ai.
Monitorimi duhet të jetë ‘proporcional’
Ndërsa disa punëdhënës kanë argumentuar se përdorimi i software-ve të tillë është efikas për ruajtjen e produktivitetit, sipas studimit të realizuar mbikëqyrja e vendit të punës mund të ulë besimin tek punonjësit.
“Monitorimi i sjelljes së punonjësve mund të shihet si një justifikim për të zvogëluar rrezikun e sjelljes jo të hijshme dhe të ndihmojë në menaxhimin e punës”, thotë Jonny Gifford, këshilltar i lartë për hulumtimin e sjelljeve në grup në CIPD.
“Megjithatë, punëdhënësit duhet të kenë politika të qarta në mënyrë që punëtorët të dinë se si do të monitorohen, dhe ç’është më e rëndësishmja, duhet të jetë proporcionale.”
Punëdhënësit do të kenë në fund rezultate shumë më të mira nëse mbështesin punonjësit, transmeton abcnews.al
Jonathan Rennie, partner në firmën ligjore TLT në Britani, ka deklaruar se kompanitë që konsiderojnë futjen e një programi të tillë duhet të tregojnë kujdes.
“Punëdhënësit duhet t’i krijojnë besim punonjësve të tyre dhe duhet të kenë kujdes se si punonjësit mund të reagojnë ndaj një programi të tillë monitorimi, tha ai.
Ai sugjeron që çdo kompani që përdor këtë program duhet të ketë patjetër manualin e përdorimit. Duhet të ketë gjithashtu udhëzime të qarta për menaxherët dhe masa mbrojtëse për të parandaluar keqpërdorimin ose “mbikëqyrjen e tepërt”, përfundoi ai. s.ba/abcnews.al