Situata e COVID-19 mbetet ende shqetësuese në Francë, Spanjë dhe në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë që janë regjistruar mijëra raste të reja, rreziku është për një bllokim të dytë në disa vende është i lartë.
Spanja ka regjistruar gjithsej 769,188 raste, më shumë se çdo vend tjetër në Evropën Perëndimore. Numri i përgjithshëm i të viktimave ka arritur në në 31,791.
Qeveria spanjolle paralajmëron një bllokim të pjesshëm në Madrid, ndërsa autoritetet në Francë dhe në Londër kanë njoftuar për masa të rrepta, ndërsa theksojnë se izolimi është konsideruar si mundësi.
Ministri i Shëndetësisë Salavador Illa, në një konferencë shtypi tha se masat e reja pritet të hyjnë në fuqi.
Franca ka regjistruan më shumë se 12 mijë raste në 24 orët e fundit, ndërsa 64 persona kanë humbur jetën.
Alarmante mbetet situata në Britaninë e Madhe ku edhe u regjistruan 7 mijë raste të reja.
Ndërsa kryeministri Boris Johnson ka theksuar se duhet të vendosa masa për parandalimin e koronavirusit, ndërsa shton se nuk mund të lejohet përhapja e mëtejshme.
Në një konferencë për mediat ai mbështeti masat e zgjeruara në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pohoi se duhet ende kohë për të parë efektin pozitiv të tyre./abcnews.al/