Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht një prej drejtuesve të FRD-së, Sali Shehu është një nga kandidatët për KQZ-në e re. Përpara komisionit, ai tha se për të kandiduar e shtyu fakti që sa herë mbarojnë zgjedhjet, rezultati ka në drejtim të paditur.
“Shqipëria ka nevojë një herë të vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka 30 vite që dy palët e rregullojnë ligjin, shkojnë në garë, mbaroni ndeshjen dhe rezultati ikën në drejtim të paditur. Një KQZ me baza ligjore dhe strukturat e reja ja del t’u japë shqiptarëve zgjedhje të lira.
Nuk kam nevojë të flas për vete. Ndryshimi i ligjit do të sjellë risi për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant mes komisionerit dhe strukturave të tjera dhe administratës së KQZ-së do ia dalë t’u japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha ai.
“Na goditi dy palëve, po ia lë Myslymit, se është palë e tretë” tha Gjiknuri duke e pasur fjalën te Murrizi, i cili ishte më i ashpër.
“Palë e tretë prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët, as Myslymi, as Oerdi dhe as Damiani. Flitet shumë në emër të kësaj palës së tretë. Zoti Shehu me të drejtë tha, unë jam viktimë e ikjeve të zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë resht. Unë mbështes cfarë tha zoti Shehu. Komisioneri duhet të jetë burrë me “B” të madhe që kur e merr Hasani apo Hyseni në celular të mos trembet” tha përfundoi ai./ db/Abcnews.al