Armenia, gati të përdorë armët e rënda kundër Azerbajxhanit

schedule15:32 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:32 - 30 Shtator, 2020

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan ka treguar nëse Yerevan-i ka qëllime që të lëshojë raketën balistike Iskander  me rreze të shkurtër dhe avionin luftarak Sukhoi Su-30 kundër Azerbajxhanit.

https://www.youtube.com/watch?v=aveLS9jz26Y&feature=youtu.be

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga shtypi, Pashinyan konfirmoi se siguria e Armenisë dhe qytetareve të saj është prioritet për vendin.

“Në të njëjtën kohë, detyra jonë është që të parandalojmë keqësimin e situatës….dhe të adresojmë çështje që kanë të bëjnë me stabilitet afatgjatë “, u tha kreu i qeverisë gazetarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ceYL-UGF-mw&feature=youtu.be

Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit arritën kulmin në momentin kur dy vendet akuzuan njëri-tjetrin për provokime ushtarake dhe shkëmbim zjarri me pasoja në jetët e civilëve në republikën e Nagorno-Karabakh.

Republika e Nagorno-Karabakh, e njohur po ashtu si Republika e Artsakh është një rajon i shkëputur me popullsi kryesisht armene që shpalli pavarësinë e saj nga Azerbajxhani në 1991 në një lëvizje të kundërshtuar nga Baku.

Kjo çoi në një konflikt të armatosur që përfundoi me një marrëveshje armëpushimi në 1994. s.b/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!