Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vijuar inspektimet në terren duke parë nga afër zbatimin e masave anti-covid në shkollat e Durrësit.
Gjatë vizitës së saj në një shkollë 9-vjeçare, Kushi u ndesh me një nxënës i cili nuk e kishte vendosur maskën kritikuar atë për këtë shkelje.
“Ku e ke maskën. Nuk duhet të vish në klasë pa maskën. Sepse mund të marrësh virusin dhe mund t’ia çosh mamit, babai dhe gjyshes. Dakord?”, tha Kushi ndërsa takoi grushtin me nxënësin.
Kushi theksoi se përzgjedhja e shkollave ka qenë tërësisht e rastësishme dhe pa asnjë lajmërim paraprak. Ajo udhëzoi mësuesit që të mbajnë nën vëzhgim nxënësit për zbatimin e masave./mv. abcnews.al