Faqja zyrtare e qeverisë hungareze në Twiiter është bllokuar pa asnjë paralajmërim.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe jemi duke pritur një shpjegim zyrtar nga Twitter”, shkruan Kovacs.
Kovacs e quajti pezullimin si një akt censure kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke thënë me ironi: “Më në fund, një botë e re dhe e bukur ka ardhur, në të cilën kompanitë e teknologjisë po heshtin ata që kanë mendime të ndryshme”.
Çdo përpjekje për të hyrë në llogarinë e qeverisë hungareze përballet me mesazhin “përdoruesi @abouthungary është pezulluar.”
Ndërsa adresat e tjera të institucioneve shtetërore duket se janë funksionale. Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari vend anëtar i Bashkimit Evropian ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.
Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkroi Orbanin si udhëheqës që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”.e.su./abcnews.al