Ambasadori britanik: Palët t’i qendrojnë 5 Qershorit, nuk ka më kohë

schedule12:27 - 30 Shtator, 2020

schedule 12:27 - 30 Shtator, 2020

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman i kërkoi partive politike në vend që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u arrit me mjaft mund edhe nga ndërkombëtarët, raporton abcnews.al.

Norman tha nga Gjirokastra se megjithatë, nëse palët bien dakord, ata mund të dalin përtej kësaj marrëveshjeje, por koha është e shkurtër dhe gjithçka duhet të arrihet shpejt.

Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. I përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkutër dhe duhet të gjëjnë një marrëveshje shumë shpoejt nëse duan të bëjnë një marrëveshje përtej 5 qershorit“, tha ai duke theksuar se partitë politike duhet të negociojnë në mirëbesim dhe të gjëjnë një zgjidhje.

Duhet që të gjitha palët të negociojnë në mirëbesim që të gjëjnë një konsensus. Shqipëria ka një histori të gjatë në udhëtimin e saj për gjetjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Shpresoj që në ditët në vihim palët të gjejnjë një konsensus dhe ne ta shohim atë“, tha ai.

I pyetur në lidhje me sistemin zgjedhor, Norman tha se çdo vend mund të përdorë sistemin zgjedhor që do dhe nuk i përket ambasadorëve të imponohen në këtë drejtim.

Çdo shtet përdor sisteme të ndyrsjhme për zgjedhjet dhe cdfo sistem ka avantazhet dhe dezavantazhet e tij. Nuk mendoj se i përket një ambasadori që të thotë se çfarë sistemi duhet të përdoret këtu. Kjo i përket partive që të vendosin për sistemin që do të përdorin“, u shpreh ai.

Norman theksoi gjithashtu se duhet të vijojë lufta e përbashkët ndaj krimit të organizuar.

Britania e Madhe po punon në mënyrë të ngushtë me qveverinë shqiptare për të kuftuar krimin e organizuar dhe vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Ccfarë ndodh në Britaninë e Madhe reflektohet në Shqipëri dhe çfarë ndodh këtu reflektohet në Britaninë e Madhe. Duhet të viojojnë përpjekjet tona për të fituar këtë luftë“, tha ai. /abcnews.al