Disa ditë më parë, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.
Për këtë ka reaguar edhe aktorja që ka luajtur shumë role protagoniste, Manuela Arcuri si “Carabinieri”, “Il peçato e la vergogna” apo “L’onore e il rispetto.
Në një intervistë për Dagospia, ajo ka kritikuar ata që kanë folur kundër producentit të GF Alberto Tarallo, ku u dha edhe deklarata.
“Unë po qëndroja në heshtje sepse doja të kuptoja se sa larg mund të shkonte kjo çmenduri. Nuk kam dëgjuar kaq shumë të pavërteta për jetën time si këto të këtyre ditëve. Të jesh mirënjohës është një detyrë. Është çështje respekti; kur një person të jep aq shumë, nuk mund t’i kthesh shpinën”, tha Manuela.
Arcuri sqaroi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë që të gënjejë për moshën ose të shtiret duke krijuar marrëdhënie false me aktorë të ndryshëm dhe ndër të tjera konfirmoi lidhjen e shkurtër me Gabriel Garko-n, i cili së fundmi deklaroi se është gay. l.k/abcnews.al