Tre drafte në tryezë, “Listat” shqyrtohen nesër te “Ligjet”, propozimi i PD-së të enjten në Këshill

schedule22:38 - 29 Shtator, 2020

schedule 22:38 - 29 Shtator, 2020

Nesër në orën 11:00 në Komisionin e Ligjeve do të shqyrtohen nen për nen ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor për hapjen e listave dhe koalicionet.

Sikur e konfirmoi edhe Vasilika Hysi në Abc News ditën e djeshme në rend dite janë tre drafte, i shumicës socialiste dhe dy nga opozita parlamentare, ndërkohë propozimi i opozitës së bashkuar pritet të shqyrtohet të enjten në Këshillin Politik.

Në fakt kalimi nen për nen ishte parashikuar për sot dhe votimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për të enjten, por socialistët u tërhoqën nga 1 Tetori pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, SHBA-BE për dialog me opozitën jashtë parlamentit për listat dhe koalicionet.

PD-LSI kërkojnë lista 100% të hapura dhe që formula e koalicioneve të mos ndryshojë, por socialistët janë të vendosur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas propozimit të tyre./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!