Tragjedia në Romanat të Durrësit. Ekspertët: Fëmijët në shkallë të lartë djegie

schedule16:42 - 21 Shtator, 2017

schedule 16:42 - 21 Shtator, 2017

Ekspertiza zyrtare për vdekjen e tre vogelushëve në Romanat të Durresit nuk ka dalë akoma. Por hetuesit thanë se fëmijët kishin pësuar diegie shumë të rëndë.

Hetuesit që këqyren trupat e viktimave, i thane ABC News, që tre vjeçaret ishin djegur në shkalle të lartë dhe ishin karbonizuar. 

Zjarri brenda pak minutash shkrumboi dhomën e gjumit të të vegjëlve dhe trinjakët e moshës 3 vjeç fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin. Ekspertiza zyrrtare nuk ka dalë akoma.

Familja Konçi në Romanat të Durrësit po përjeton një tragjedi.

Trinjakët e Gazmendit dhe Migenës humbën jetën. Ata ndodheshin kur ishin të vetëm në shtëpi.

Njëri prej fqinjëve sapo konstatoi flakët njoftoi familjaret dhe zjarrfikëset. Banorët u mblodhën për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që ulërinin. Por ishte e pamundur. Dera e tëe miturve ishte kyçur dhe dritaret me hekura.

Zjarri brenda pak minutash ka shkrumbuar dhomën e gjumit të të vegjëlve.

Trinjakët e moshës 3 vjeç fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

Nëna e tre fëmijëve kishte shkuar për vizitë me dy vajzat tek e ëma, ndërsa i shoqi po punonte në një fshat tjetër.

Nga kontrolli paraprak i Inspektoriatit Shtetëtor Teknik përjashtohet mundësia e shpërthimit të një bombule gazi.

Sipas ISHT-it shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se mund të jetë bërë një lojë e fëmijëve me shkrepse .

Nga ana tjetër forcat zjarrfikëse mendojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga një shkëndije elektrike.

https://youtu.be/SivxlHtTHOk