Prag Europa League/ Testet për COVID-19 te Tirana, dalin përgjigjet

schedule14:15 - 29 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 29 Shtator, 2020

Tirana luan të enjten kundër Young Boys, ndërkohë që futbollistët e bardhebluve dhe stafi teknik e organizativ kanë bërë dje tamponët për të parë nëse ka ndonjë të infektuar me COVID-19.

Fatmirësisht nuk ka asnjë që ka dalë pozitiv, sikurse njofton klubi i Tiranës përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Ditën e djeshme datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave çdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës.

Gjithashtu sot në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!