Valdet Rama, sulmuesi anësor që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare, vijon të luajë në Gjermani. Ai është pjesë e Meppen në Bundesliga 3, që prej verës së shkuar.
Anësori për gjashtë muajt luajti edhe në Superiore, përpara se të kthehej në Gjermani. Në sezonin e parë me Meppen shënoi gjashtë gola, ndërkohë që dje ka gjetur golin e parë.
Rama shënoi golin e dytë në përballjen në transfertë kundër Uerdingen, që Meppen e fitoi pastër 0-2. Sulmuesi anësor befasoi portierin vendas me një goditje nga jashtë zone dhe qetësoi skuadrën e tij në ato momente. /abcnews.al