BE shton katër vende të tjera në listën e kuqe të Covid-19

schedule13:09 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:09 - 29 Shtator, 2020

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të  koronavirusit, që do të thotë se ato kombe që kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz në dy javët e fundit nuk mund të udhëtojnë në pjesë të tjera të Europës.

Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria u shtuan në listë të Martën.

Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi vendosi një seri masash të reja për të luftuar një valë të dytë, duke mbyllur baret dhe restorantet pas orës 10.

Islanda raportoi mbi 80 raste  të reja gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj, sipas të dhënave të ECDC.

Lista e plotë e vendeve “të kuqe”, me më shumë se 120 raste për 100,000 njerëz është:

Spanja (320)

Republika Çeke (267)

Franca (235)

Luksemburgu (189)

Belgjika (171)

Holanda (171)

Islanda (128)

Danimarka (128)

Hungaria (127) s.b/abcnews.al