Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK “shkrin” paditë për Teatrin Kombëtar, nis marrja në pyetje e personave të përfshirë

schedule10:44 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:44 - 29 Shtator, 2020

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja. Ndërkohë që pas saj do të pyeten të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Mëngjesin e 17 majit forca të shumta policore u angazhuan në aksionin për shembjen e teatrit. Pasi u nxorën nga godina aktorët, fadroma shembi godinën, e cila ruhej prej kohësh prej tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!