Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daçiç: 99 për qind pritet që Thaçi të arrestohet nga Gjykata Speciale

schedule10:31 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:31 - 29 Shtator, 2020

Kryediplomati serb, Iviça Daçiç është shprehur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas tij do të arrestohet nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu i ka theksuar se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të dhe se 99% sipas kryediplomatit serb, pritet që të ndodhë arrestimi i tij.

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo, por probabiliteti për tu arrestuar është 99 %”, është shprehur Daçiç, shkruajnë mediat në Kosovë.

Gjithashtu ai theksoi se ky nuk është një fakt për tu gëzuar, por duhet të kërkohen prova dhe të njihet çdo sakrificë.

“Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim”, ka shtuar Daçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!