Mozzik dhe Loredana po komentohen gjerësisht në media se kanë lënë pas problemet e së shkuarës dhe janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Dyshimet se dyshja është ribashkuar lindën kur u panë bashkë në një qendër tregtare në Stuttgart të Gjermanisë.
Mirëpo, reperja i ka bërë fansat më konfuzë pas një videoje që ka publikuar në Instastory, ku shfaqet pranë një makine të njëjtë me atë që Mozzik bleu vitin e kaluar. Ky veprim i reperes ka shtuar edhe më shumë dyshimet pasi ditën e sotme reperi feston 25 vjetorin e lindjes.
Ky “ribashkim” i tyre vjen në një kohë kur Loredana duket se iu ka dhënë zgjidhje problemeve me çiftin zvicerian që e akuzoi një vit më parë për mashtrim. Reperja u fotografua së bashku me Petrën në një hotel në Luzern të Zvicrës dhe sipas dëshmitarëve ata kanë qëndruar së bashku për rreth një orë.
LEXO EDHE: E akuzuan për mashtrim, Loredana bën paqe me çiftin zvicerian
Ndërkaq, Loredana postoi dhe një foto në rrjete sociale gjatë një bisede me personin në fjalë, duke nënkuptuar kështu se ka bërë paqe me zvicerianët që e akuzuan për zhvatjen e 700 mijë frangave. xh.d/abcnews.al