Banorët e Mikonos po përjetojnë një nga vitet më të dhunshme në historinë e ishullit. Tani gjaku rrjedh si paratë dhe kush ka para automatikisht futet në shënjestrën e bandave të pamëshirshme, të cilët godasin si vampirët në errësirë, duke vendosur pritat jashtë por edhe brenda shtëpive të viktimave të tyre të mundshme, raporton protothema.
Sezoni mund të ketë mbaruar, por komuniteti lokal e ka kuptuar se pikërisht tani fillojnë kohët e vështira.
Policia ka vënë në gatishmëri 100 persona dhe banorët shpresojnë që këta të jenë të aftë, të merren me kriminelët që veprojnë në mënyrë të pakontrolluar. Nëse policia eliminon frikën që ka pllakosur ishullin, atëherë do të ketë shpresë për të eliminuar fenomenet e dhunës, vjedhjeve dhe grabitjeve që vitet e fundit e kanë kthyer Mikonos në një protektorat të mafies, transmeton abcnews.al
Kohët e fundit kanë ndodhur dy grabitje kundër të njëjtit numër biznesmenësh në ishull. Kundrejt tyre u përdor dhunë brutale nga autorët e krimit. Sipas dëshmive, anëtarët e bandës janë cilësuar të pamëshirshëm dhe janë kthyer në terror dhe frikë për banorët.
Në orët e para të 6 shtatorit, kriminelët hynë në shtëpinë e pronarit të një taverne të njohur peshku. Ai sapo ishte kthyer në shtëpi kur autorët hynë në dhomën e tij të gjumit me armë. Imagjinoni tmerrin që ai përjetoi kur pa para tij kriminelët duke bërtitur “ku janë paratë?”
Biznesi u godit në kokë dhe fytyrë, pas një lëvizje të gabuar nga ana e tij duke reaguar instinktivisht për të mbrojtur pronën e tij. Të katër grabitësit e kishin studiuar mirë planin e tyre. Ata e dinin që kjo tavernë peshku kishte fituar shumë gjatë sezonit, pavarësisht nga vështirësitë për shkak të COVID-19. Ata e dinin se kur largohej pronari çdo natë, transmeton abcnews.al
Ata morën një shumë prej 12,000 eurosh dhe bizhuteri.
“Fytyrat e tyre ishin të mbuluara, dhe ndoshta ishin me origjinë shqiptare,” tha një prej tyre në një deklaratë për policinë.
Grabitja e dytë ndaj një pronari të supermarketit ndodhi pikërisht në të njëjtën mënyrë. Autorët hynë në shtëpinë e tij, siç ndodhi në rastin e pronarit të tavernës së peshkut.
Pas dy sulmeve që ndodhën, kryetari u Mykonos, Konstantinos Koukas, u takua me drejtorin e policisë Michael Karamalakis duke shprehur shqetësimin e tij dhe kërkesën e komunitetit lokal për një sqarim të sulmeve të fundit.
Ai sugjeroi dërgimin e një skuadre speciale për këto raste krimi të dhunshme duke kujtuar se një sulm i ngjashëm ndodhi edhe dy vite më parë ndaj këshilltarit bashkiak Miltos Atzamoglou dhe nuk ende nuk kanë filluar hetimet, transmeton abcnews.al
Policia tha se dy skuadra speciale do të dërgoheshin menjëherë për të hetuar rastet dhe premtoi se forca policore e ishullit do të qëndronte në gatishmëri deri në fund të vitit.
Florios Asimomytis “E di kush më goditi me levë”
Krimineli që ishte i armatosur me leve i kishte ngritur prite jashtë shtëpisë mbrëmjen e të hënës së shkuar dhe priste që të shkonte deri tek makina e tij. Kur ju afrua në distance të afërt nisi ta qëllonte me zemërim tek duart dhe këmbët. Sekseri u hutua dhe vuri duart para tij që te mbrohej dhe si pasoje u lëndua rënde. Sapo krimineli e dha mesazhin e tij u zhduk ne drejtim te paditur dhe po bëhen përpjekje për ta gjetur nga kamerat e sigurisë se vendngjarjes.
Ai gjithashtu tha se para incidentit, kishte pasur një takim me një menaxher hoteli të njohur të ishullit.
Florios Asimomytis bëri ankesën e tij në polici ndërkohë kanë nisur hetimet. s.ba/abcnews.al