“O të fshihesh, o të qëndrosh e tu biesh”, Berisha tregon çfarë i tha Azem Hajdarit para se të vritej

schedule22:42 - 28 Shtator, 2020

schedule 22:42 - 28 Shtator, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin opinion, se nuk është thirrur asnjëherë në prokurori apo gjykatë në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje e ndodhur në 14 shtator 1998.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha tregoi edhe bisedën që ka zhvilluar me Azem Hajdarin pak kohë përpara se të vritej.

Sipas Berishës, Hajdari nuk kishte pasur asnjëherë konflikt personal me asnjë prej fisit të Haklajve por vetëm probleme parimore politike.

Berisha ka rrëfyer gjithashtu detaje në lidhje me ngjarjet që kishin ndodhur para se Hajdari të ekzekutohej pranë selisë së Partisë Demokratike.

“Zhvillimet e mëvonshme treguan se absolutisht ai nuk ishte personi i lidhur direkt. A kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen? Ata që organizojnë atentatet gjithmonë kanë informacione. Pse ja mbathi të nesërmen në Himarë?

Fisi, rrethi, shoqëria, familja dhe të gjithë ata që rrethonin Azem Hajdarit nuk kanë patur kurrë informacion se ai kishte sherrin më të vogël me bandën kriminale të Haklajve. Azem Hajdari ka qenë kundër asaj që bënte banda  e Haklajve në Tropojë.

Hajdari nuk kishte asnjë problem personal me asnjë prej Haklajve. Kishte problem parimor politik dhe më kishte thënë për këtë. Kishte një urdhër politik për të asgjësuar Hajdarin, për shkak të asaj që i kishte bërë sistemit.

Unë i kam thënë atë kohë Hajdarit se; këta kanë porosi, mirë është të zhdukesh 6 muaj diku meqenëse në rregullin e vjetër ka dy mënyra për tu sjellë me këto situata, o të fshihesh ose të qëndrosh dhe tu biesh. Azemit i kishin dalë në pritë edhe afër shtëpisë, kështu që ishte i rrezikuar. Kush ishin këta? Ishte shteti, ata ishin vrasësit e shtetit. 

Në pritë e nxori Fatos Klosi. Një person, militant i Partisë Demokratike më erdhi në zyrë dhe më tha “unë e vrava Azemin”. I thashë s’ka mundësi. Më tha se e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë që ishte një makinë para PD dhe që duhet të dilte Azemi.

Ai mund të nxirrte badiguardët dhe ishte një pakujdesi. Ishte një vlerësim i gabuar i situatës që doli jashtë. A kishte bashkëpunim nga brenda PD? Absolutisht jo. Nuk besoj që e nxorën nga selia të afërm të Azemit. Telefonin ia morën vrasësit”, deklaroi Berisha.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!