Si e sheh një fe apo një besim një homoseksual? Si i menaxhojnë situatat kur gjenden përballë një gay apo lesbike?
Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra gjatë emisionit “ABC e Pasdites” deklaroi se feja këshillon atë që jo vetëm thuhet në librat hyjnorë, por edhe vërtetuar shkencërisht, duke i drejtuar drejt dy gjinive të kundërta.
Sipas tij, feja nënvizon se kjo është një zgjedhje. Deklaratë e cila ndezi debatin në studio mes tij, Xheni Karaj dhe Zhaklina Lakatarit.

“Të qënurit gay apo lezbike është një përzgjedhje nuk vjen me lindje, dhe nëse vjen me lindjen është jashtë vullnetit tim, apo të Xhenit, apo dikujt tjetër. Në momentin që është përzgjedhje dhe dikush mund të thotë “kam përzgjedhur” problematikat fillojnë me veten, me familjen dhe shoqëri. Këshilla jonë miqësore është përderisa ne besojmë se është një zgjedhje, mbështetur edhe në fakte shkencore, jo vetëm në librat teologjik apo hyjnor, që njerëzimi është në dy gjini, të mos jetë kjo përplasje që ndodh”.
Kaq mjaftoi që në studio të kishte përplasje diskutimesh, ndaj ndiqni intervistën e plotë në Youtube.

