51-vjeçari Mark Daka nga fshati Gurez rezulton i zhdukur prej disa ditësh.
Lajmin e kanë dhënë të afërmit e tij, të cilët kanë thënë se 51-vjeçari Daka prej disa vitesh rezulton me probleme mendore.
Ai ka qenë i strehuar tek motra e tij në Lushnje ndërsa mësohet se edhe më herët ka patur episode duke u larguar pa njoftuar.
Të afërmit e tij tregojnë se Policia e Kurbinit menjëherë pas informacionit të zhdukjes së 51- vjeçarit janë vënë në kërkim, gjithashtu dhe banorët e zonës dhe të afërmit e familjes, por deri tani pa rezultat.
N.D./abcnews.al


