Filma kundër islamit, gjykata bllokon YouTube në Egjipt

schedule12:50 - 27 Maj, 2018

schedule 12:50 - 27 Maj, 2018

Egjipti ka bllokuar për një muaj platformën digjitale për shpërndarjen e videove në internet, Youtube për shkak të filmave ofendues për besimin islam. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë ka urdhëruar bllokimin e Youtube në Egjipt. Vendimi është për shkak të pranisë në platformën e filmit të diskutueshëm “Pafajësia e myslimanëve”, që shkaktoi protesta të dhunshme anti-perëndimore në vitin 2012 dhe video të tjera islamofobe. Bllokimi duhet të zgjasë një muaj, por nuk është e qartë se kur do të fillojë. “Pafajësia e myslimanëve” u prodhua në vitin 2012 në SHBA nga një i krishter koptik me origjinë egjiptiane.

Gjykata e Lartë Administrative konfirmoi vendimin e marrë nga një gjykatë më e ulët për të detyruar Autoritetin Kombëtar të Rregullatorit të Telekomunikacionit të bllokonte platformën e internetit për shpërndarjen e videove “për një muaj dhe të ndalonte të gjitha materialet që përhapin filma fyes të Profetit Muhamed”.

Janë media të ndryshme arabe që sqarojnë se video që shkaktoi këtë vendim është “Innocence of Muslims”, një film me karakter anti-islamik të publikuar në YouTube. Filmuar në Kaliforni, filmi i vitit 2012 shkaktoi një valë trazirash anti-SHBA në Egjipt dhe vende të tjera muslimane duke përfshirë Libinë. Zemërimi për videon ishte burimi i protestave të dhunshme që kulmuan në sulmin, planifikuar më parë, në konsullatën amerikane në Bengazi më 11 Shtator të të njëjtit vit në të cilin vdiq ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë të SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!