20 vjeç, 14 gola dhe 10 asiste në kampionat, tre gola në Europa League (njëri prej tyre ndaj Milanit) dhe pjesë e kombëtares U21 të Norvegjisë, aty ku ka shënuar një gol në 4 takime të luajtura.
Flasim për sulmuesin e majtë të Bodo/Glimt dhe objektivin e Milanit në merkato: Jens Petter Hauge. Kuqezinjtë kanë nisur negociatat për transferimin e lojtarit në Milanello, teksa edhe trajneri Pioli ka mbetur i mahnitur nga ky lojtar.
Vikingu i talentuar ka folur rreth së ardhmes së tij në një prononcim për NRK. “E di që kanë nisur kontaktet me një klub italian. Atyre u pëlqeu ajo çfarë panë kur u përballem me ta. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
#Hauge conferma l’ipotesi #Milan: le sue parole https://t.co/mU9HEMUG1h
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 28, 2020
Ata luajnë një futboll që më pëlqen. Është një mundësi emocionuese dhe duhet marrë seriozisht në konsideratë. Nëse Bodo/Glimt kënaqet nga oferta që është bërë për mua, jam gati të hedh këtë hap të madh.
Dua një klub ku kam mundësi të luaj, gjithashtu kam nevojë për një trajner që ka besim tek unë dhe mund të më përmirësojë si futbollist”, deklaron Jens Petter Hauge. /abcnews.al