Një kroçerë pritet të mbërrijë në portin e Pireut në Greqi, me urdhër të Mbrojtjes Civile, pas zbulimit të rasteve me koronavirus në anëtarët e ekuipazhit.
Konkretisht, në kroçerën “Mein Schiff 6” u morën 150 mostra nga ekuipazhi dhe 12 prej tyre dolën pozitive, ndërsa pritet testimi edhe për pjesën tjetër, shkruan abcnews.al.
Të infektuarit janë anëtarë të ekuipazhit të anijes turistike, e cila mbart mbi 1000 pasagjerë. Personat që rezultuan pozitivë tashmë janë karantinuar.
Anija u nis në orën 10 të dielën në mbrëmje nga Heraklion për në Korfuz dhe Pire dhe ka 666 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa transportonte 922 pasagjerë, shkruan abcnews.al.
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, tashmë është informuar për situatën. g.v/abcnews.al