Hoti: Asociacioni temë e mbyllur për Kosovën, Serbia s’është e gatshme për marrëveshjen përfundimtare

schedule10:11 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:11 - 28 Shtator, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë mes të tjerash është ndalur edhe te dialogu me Serbinë.

Ishte parashikuar që sot në Bruksel të mbahet takimi i radhës në mes Kosovës dhe Serisë, mirëpo nuk ndodhi pasi Serbia po insiston në marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova vazhdon qëndrimin e saj, që kjo temë është mbyllur me kohë.

Lidhur me këtë Hoti ka thënë se çështja e asociacionit është temë e mbyllur dhe nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë më në Bruksel.

“Për takimet në Bruksel, ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime të rëndësishme për të hyrë në procesin e dialogut. Tash sa i përket asociacionit ju e dini qëndrimin tonë. Ju e dini qëndrimin tonë, ajo temë nuk hapet se është përmbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2013 dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015. Pra si e tillë, asociacioni nuk diskutohet, ka tema të tjera për t’u diskutuar. Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara, nëse për ndonjë arsye nuk mund të shkojë përpara, atëherë do të jetë jo për arse pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak të Qeverisë së Serbisë, shtetit të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Hoti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!