Bayern Munchen pësoi një humbje të thellë ditën e djeshme në kampionat. 4-1 u mposhtën djemtë e Hans-Dieter Flick në fushën e Hoffenheim, duke u thyer pas një kohe të gjatë. Gjithsesi, Thomas Muller nuk e bën dramë.
Lojtari bavarez e cilëson normale një ditë “jo”, sidomos pas sukseseve fantastike që ekipi gjerman ka arritur këtë vit, ku vlen të theksohen 4 trofe e fituar: titulli, Kupa e Gjermanisë, Champions dhe Superkupa e Evropës.
“Nuk shkoi ashtu siç e prisnim, por kishim një dy raste ku mund ta barazonim takimin. Dhamë gjithçka, donim të fitonim, por nuk ka të pathyeshëm në futboll. Nuk njoh ndonjë ekip në sport që të mbesë i pamposhtur për vite me radhë.
Kisha ndjesi pozitive, nuk më shkonte ne mendje para ndeshjes kjo që ndodhi, por duhet të pranojmë humbjen dhe të marrim përsipër përgjegjësitë. Le të pushojmë pak dhe të përgatitemi për duelin e radhës. Do të rikthehemi shpejt te fitorja“, deklaron Muller. /abcnews.al