Transferimi i Icardit te PSG, zbulohet prapaskena Tuchel-Leonardo

schedule22:35 - 27 Shtator, 2020

schedule 22:35 - 27 Shtator, 2020

Thomas Tuchel nuk ka qenë i bindur që PSG ta blejë sulmuesin Mauro Icardi. Argjentinasi ishte marrë në huazim nga Interi dhe francezët kishin të drejtë ta transferonin, por me “OK” e vetë sulmuesit fillimisht.

Gjermani nuk ishte bindur nga performancat e sulmuesit, që kishte tundur rrjetën 12 herë në 20 ndeshje të luajtura në kampionat. Gjithsesi, sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, ai që e ka bindur Tuchel që ta mbajnë në ekip sulmuesin ka qenë Leonardo.

Braziliani, duke parë mundësinë që ta merrte për një çmim më të lirë se klauzola fillestare prej 65 milion eurosh. Interi u fut në bisedime dhe e shiti për 50 milion euro, plus disa bonuse të përfshira që mund t;i përfitojë në të ardhmen prej paraqitjeve dhe asaj që PSG do të fitojë si ekip. /abcnews.al