Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas fitores kundër Crotone foli për “Sky Sport”. Fillimisht ai analizoi ndeshjen dhe më pas kaloi tek vazhdimësi e kuqezinjve, problemet në sulm dhe afrimet e mesfushës, si Brahim Diaz dhe Sandro Tonali.
NDESHJA – “Kur luan shpesh në fillim të sezonit është e rëndësishme ta kontroll lojën, të kontrollosh ritmin dhe të detyrosh kundërshtarin të bëjë punën. Ne nuk e mbajtëm topin aq sa duhet, por shkoi mirë dhe në fund fituam”.
VAZHDIMËSIA – “Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe të përmirësohemi në disa situata ku mund të bëjmë më mirë. Ka disa situata të vështira, teksa kemi disa dëmtimet dhe një javë të rëndësishme përpara. Duhet të luajmë ndeshjen e Europa League kundër Rio Ave të enjten dhe synimi është kualifikimi në grupe.
SULMI – “Shpresoj që Rebic të mos qëndrojë gjatë pushim pas dëmtimit të sotëm. Për fat të mirë na është rikthyer Leao. Lajmi i mirë për Rebic është që nuk ka frakturë dhe koha e rikuperimit shkurtohet. Shpresoj që kjo të konfirmohet, pasi edhe pa Zlatan kemi pak alternativa në sulm”.
AFRIMET E MESFUSHËS – “Jam i kënaqur me paraqitjen e Sandro Toanli dhe Brahim Diaz. Ata ende nuk janë në 100 për qind të mundësive të tyre, por mund t’i japin një ndihmë të madhe ekipit”, deklaroi Pioli. /abcnews.al