Rama reagon për konfliktin Armeni-Azerbajxhan: Vendosni armëpushim para se të rritet numri i të vdekurve

schedule20:56 - 27 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 27 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ka reaguar për përplasjen ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në një deklaratë Rama thotë se palët duhet të vendosin një armëpushim përpara se numri i jetëve të humbura të rritet më tepër.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të vendosim menjëherë armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” tha Rama.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës”, thuhet në njoftim.

Dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!