Fabio Quartararo shpallet fituesi i garës së Barcelonës në MotoGP. Triumf fantastik për 21-vjeçarin francez të Yamahas dhe vendi i parë në renditjen e përgjithshme. Pas tij u renditën dy pilotët spanjollë të Suzukit: Joan Mir dhe Alex Rins.
? @FabioQ20 bounces back with victory on dramatic day in the title chase!
Tune in to #AfterTheFlag for reaction and analysis of all the major incidents! ?️@MonsterEnergy | #CatalanGP ?https://t.co/04MSCytQMz pic.twitter.com/UZ3x6awFKO
— MotoGP™? (@MotoGP) September 27, 2020
Vendi i katërt për Franco Morbidellin, fituesin e garës së kaluar. Fundjavë për t’u harruar për Valentino Rossin dhe Andrea Dovizioson. Të dy pilotët italianë u rrëzuan dhe dolën jashtë piste, duke ia lehtësuar fitoren Quartararos, i cili nuk i përmbajti lotët në podium.
NEW CHAMPIONSHIP LEADER! ?@FabioQ20 leads @JoanMirOfficial by eight points after a disastrous day for @mvkoficial12 and @AndreaDovizioso! ?#CatalanGP ? pic.twitter.com/84OdXIwmn4
— MotoGP™? (@MotoGP) September 27, 2020
Piloti nga Nica është rikthyer në krye të renditjes së përgjithshme me 108 pikë. Më pas vijnë Joan Mir me 8 pikë më pak dhe Maverick Vinales me 90 pikë. Andrea Dovizioso mban pozicionin e katërt me 84 pikë, duke mbetur disi mbrapa pas rrëzimit të sotëm. /abcnews.al
The emotions overflow for @FabioQ20 on the podium! ?#CatalanGP ? pic.twitter.com/6N0pRWv0Sr
— MotoGP™? (@MotoGP) September 27, 2020