Përkeqësimi i kushteve të motit në të gjithë vendin ka sjellë borën e hershme në malet e Kukësit.
Bora e parë zbardhi majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës. Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe malet e Sharrit në Kosovë.
Jemi në muajin e parë të vjeshtës, por duket se dimri ka trokitur mjaft shpejt në verilindje të vendit.
Reshjet e dëborës u regjistruan pas mesnate, kur temperaturat shënuan rënie të ndjeshme pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.
Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër do të vijojnë edhe përgjatë të dielës në disa zona të vendit. g.v/abcnews.al