Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli pas fitores së vuajtur 2-3 në fushën e Real Betis, duke e nisur fjalën e tij me penalltinë e akorduar në minutat e fundit, që u shndërrua në gol nga Sergio Ramos dhe i dha fitoren “Los Blancos”.
“Penalltia? Ka një gjyqtar që e di, madje dhe e sheh me VAR. Mendoj se u akordua ajo çfarë ndodhi. Nuk ngatërrohem kurrë me vendimet e gjyqtarëve dhe nuk do e bëj. E rëndësishme është ndeshja që luajtëm, ne dhamë gjithçka në fushë.
Mendoja të luaja me një fushë kundërshtare me një sistem të ri. Ne mund të luajmë në shumë mënyra dhe një prej tyre është me dy sulmues. Jemi të kënaqur se morëm 3 pikët.
Courtois bëri disa pritje shumë të mira. Ashtu si në ndeshjen ndaj Sociedadit na shpëtoi disa herë. E dimë se çfarë mund të bëjë ai. Jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion. Këta jemi dhe do të mundohemi të bëjmë një sezon të mirë”, u shpreh Zidane./acbnews.al