Një muaj pas lindjes, Katy Perry tregon mësimin më të madh që i dha mëmësia

schedule13:06 - 27 Shtator, 2020

schedule 13:06 - 27 Shtator, 2020

Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze një muaj më parë që e pagëzuan me emrin Daisy Dove. Dyshja e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatë për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë.

“Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, është shprehur çifti për UNICEF.

Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur ka folur për mëmësinë, duke rrëfyer dhe eksperiencën e saj që prej ardhjes në jetë të vogëlushes së saj. “Keqkuptim më i madh: Të jesh nënë s’është punë me kohë të plotë.”, shkroi këngëtarja në twitter.

Perry vijoi më tej duke thënë se të qenit nënë është një punë me kohë të plotë dhe të qëndruarit në shtëpi pas lindjes nuk konsiderohet “pushim” për prindërit. Por pavarësisht lodhjes, artistja thotë se e do punën si një nënë e re.

Kur një nënë më në fund kthehet në punë (çfarëdo profesioni që të ketë) nuk është se ata vijnë nga muaj me ‘pushim …’ ajo po vjen nga një punë me kohë të plotë … duke qenë një mama,” shtoi këngëtarja.

Perry zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në mars të këtij viti me publikimin e këngës më të re “Never ëorn ëhite”. Gjithashtu, autorja e hitit “Dark Horse” publikoi albumin e saj të pestë vetëm një ditë pas lindjes së Daisy-t. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!