“Shtyllat janë, drita s’ka”! Banorët protestë në Shkodër: Rruga burim aksidenti, duan policë këtu

schedule11:12 - 27 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 27 Shtator, 2020

Banorët e fshatit Hot i Ri në njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër kanë dalë në një protestë duke bllokuar rrugën që lidh Postribën me Shkodrën për rreth 20 minuta ditën e sotme.

Banorët kërkojnë vënien në funksion të ndriçimit publik të rrugës, si dhe kontroll të këtij segmenti për shpejtësinë e automjeteve pasi shkaktohen shumë aksidente.

Banoret i bëjnë thirrje pushtetit lokal dhe qendror se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të vijojnë me protesta.

Aksi ka 7 vite që është rikonstruktuar, por pavarësisht se janë vendosur shtylla dhe ndriçuesit, nuk funksionojnë.

Hera e 15-të që e kërkojmë rrugën me standarde. Që kur u bë rruga, një muaj kishte drita. Këtu janë shtylla, por ndriçim nuk ka.

Këtu janë bërë 10 aksidente për dy javë, raste vdekjesh ka.

Patrullat dalin vetëm për drutë. Të dalë një patrullë policie të rrijë këtu 24 orë. Ndricimi nuk ka të bëjë me politikë, por me jetën e njerëzve.

I bëj thirrje kryeministrit, ku kanë shkuar lekët e ndriçimit? Ku është Edi Rama dhe Partia Socialiste?” u shprehën disa prej banorëve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone protestojnë për këtë problem, por ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!