Mbrëmjen e djeshme u zhvillua përballja për titullin peshave të mesme në UFC, mes Israel Adesanya dhe Paulo Costa. Ishte një ndeshje e çmendur plot emocione, por nigeriani u konfirmua sërish kampion.
Sfida e zhvilluar në Abu Dhabi shkoi në mënyrë perfekte për Adessanya, i cili rimori titullin kampion. 31-vjeçari zgjati kështu rekordin e tij në 20-0 pasi mposhti dhe Paulo Costën.
Israel Adesanya just made that look SUPER EASY! Shut Paulo Costa UP. #AndStill #UFC253 pic.twitter.com/O1OUnZknyz
— Pat Egan (@Pat_Egan) September 27, 2020
Luftëtari i lindur në Zelandën e Re e hodhi kundërshtarin e tij në tokë pasi e bombardoi me grushte, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Thjesht një bishë e vërtetë. /abcnews.al

