Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pranë drejtorisë së kryeqytetit pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në zonën e “Myslym Shyrit”, ndërkohë që një tjetër, që po e blinte është proceduar në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme dozash me lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Por si u zbuluan? Policia thotë se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Zona”. 30-vjeçari Erind Mançe u shiste dozat e kanabisit personave të ndryshëm në zonën e “Mysylm Shyrit” pas një karburanti.
Në vijim të operacionit, policia thotë se pas kontrolleve të ushtruara u gjetën të fshehura në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër të kanabisit gati për ta ndarë në doza gjithsej 720 gr. /db/Abcnews.al

