Dhjetëra-mijëra protestues mbushen rrugët në “Trafalgar Square” dhe “Hyde Park” në Londër.
Ata u rikthyen këtë fundjave në shesh kundër masave anti-COVID-19 të vendosura nga qeveria.
Të paktën tre protestues dhe nëntë oficerë u plagosën, ndërsa 16 qytetarë janë arrestuar.

Disa pjesë të Anglisë, thuajse çereku i popullsisë së saj, u vendosën një ditë më parë në izolim të kufizuar për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Udhëheqësi i lëvizjes Piers Corbyn, vëllai i ish-kreut laburist Jeremy Corbyn, ishte mes protestuesve që konsiderohen nga qeveria si “mbështetës të konspiracionit”.
David Icke ishte gjithashtu pjesëmarrës në protestë. Tubimi i së shtunës pason atë të një javë më parë kur gjatë përplasjeve u plagosen oficerë policie, ndërsa dhjetëra protestues u arrestuan.

Policia e kryeqytetit tha se ishte përpjekur të komunikonte me protestuesit gjatë javës për kujtuar detyrimet për të respektuar masat dhe rregullat e koronavirusit.


/abcnews.al/

