Mijëra studentë “të burgosur” në universitetet britanike dhe skoceze për shkak të koronavirus

schedule14:58 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 26 Shtator, 2020

Ka nëna të cilat të dëshpëruara japin alarmin në tuiter.

Një prej tyre është Kristien Lemb, gazetare dhe korrespondente e famshme e të përjavshmes Sandej Tajms. Ajo shkruan se kishte biseduar me djalin e saj i cili studion në një universitet në Skoci.

Atij nuk i lejohet të takojë shokun e tij në apartamentin ngjitur, i ndalohet të shkoj në lokal dhe këtë fundjavë të gjitha leksionet do të zhvillohen online. Pra ai po futet gjithnjë e më shumë në borxhe për të studiuar në universitet dhe rezultati ëshët se e kanë burgosur në dhomën e tij, dhe kjo ëshët e papranueshme.

Por zemërimi i saj ëshët rezultati i një situate serioze dhe paradoksale që po konfirmohet këto orë në universitetet skoceze, sidomos në atë të Glasgou dhe Dandi, por dhe në qytete të tjera angleze si Liverpul dhe Mancester.

Në këto dhe universitete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë shpërthyer vatra të ndryshme me koronavirus ditët e fundit. Për pasojë me mijëra studentë uiniversitarë britanikë, në këto momente janë vetë izoluar, dhe 600 janë vetëm në universitetin e Glasgou pas 124 rastesh pozitive.

Këto masa drastike janë marrë sidomos nga kryeministrja skoceze Nikola Sturxheon, e cila deri tani ka rënë në sy për menaxhimin e mirë të situatës së pandemisë së Kovid 19.

Sidomos nëse krahasohet me kryeministrin britanik Boris Xhonson dhe hezitimeve të tij të rënda fillestare.  Sipas saj vatrat në universitete duhet të ndalohen sa më parë.

Për  këtë arsye studentëve i është kërkuar të mos dalin nga dhomat e tyre për një kohë të pacaktuar, si dhe u ndalohet të dalin mbrëmjeve.

Jo vetëm kaq, ministri i shëndetësisë nuk përjashtoi dhe një masë të jashtëzakonshme; të ndalojë studentët që të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre për festat e Krishtlindjeve.

Kjo për të shmangur përhapjen e koronavirusit si ndodhi në Kinë në momentin e festimeve të vitit të ri kinez.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë komente. Kritikët e kryeministres skoceze dhe partisë së saj nacionaliste denoncuan atë që e cilësojnë si një sekuestrim të qindra të rinjve të pafajshëm.

Por nga ana tjetër janë mbështetësit e këtyre masave të marra nga liderja e pavarur e Edimburg, duke thënë se nëse të rinjtë do të ishin treguar më pak egoistë dhe të mos injoronin rregullat, atëherë nuk do të paguanin këto pasoja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!