Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

75 mijë vdekje më shumë nga mbyllja e vendit në Britaninë e Madhe dhe jo nga Covid-19

schedule12:14 - 26 Shtator, 2020

schedule 12:14 - 26 Shtator, 2020

Sipas një dokumenti të publikuar së fundmi, rreth 75,000 njerëz mund të vdesin nga shkaqe të ndryshme dhe jo nga Covid-19, si rezultat i bllokimit, raporton Daily Mail.

Hulumtimi befasues, nga  Grupi Këshillimor Shkencor i Qeverisë për Emergjencat (Sage), do të rrisë më tej presionin mbi Boris Johnson që të mos nxitojë në vendosjen e kufizimeve të mëtejshme të koronavirusit .

Sipas të dhënave, 16,000 njerëz vdiqën si rezultat i kaosit në spitale dhe në azile vetëm gjatë periudhës mars dhe prill. Ajo çfarë e bën shokues dokumentin është se parashikohet vdekja e 26,000 personave të tjerë  brenda një viti, transmeton abcnews.al

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve në Britani

Numri i viktimave gjatë 24 orëve në Britani

 

31,900 persona  mund të vdesin gjatë pesë viteve të ardhshme si rezultat i mungesës së diagnozave të kancerit, operacioneve të anuluara dhe ndikimeve shëndetësore për shkak të recesionit global nga Covid-19.

Vlerësimet, e hartuara nga nëpunësit civilë në Departamentin e Shëndetësisë, Zyra për Statistikat Kombëtare dhe Zyra e Brendshme, iu dërguan Sage në një takim më 15 korrik, transmeton abcnews.al

Sipas të dhënave nga dokumenti, qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit në mars, ku mund të kishin vdekur 400,000 njerëz nga Covid-19. Dhe nëse NHS do të kishte bërë të pamundurën, kjo shifër mund të ishte rritur madje në 1.4 milion.

Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock dhe sekretari i brendshëm Priti Patel, kanë folur për numrin e njerëzve që mund të vdesin nga Covid nëse nuk vendosen kufizime të rrepta.

Por ata nuk e dinin rrezikun që  vinte nga masat e ndërmarra kundër Covid-19.

Shumë njerëz i pranuan masat e marra nga qeveria për qëndrimin në shtëpi në periudhën kur vendi po përballej më një fluks shtrimesh në spitale. Por pavarësisht frikës, spitalet kurrë nuk u mbi ngarkuan aq shumë, madje edhe disa prej ambienteve të krijuara për fluksin e pacientëve nuk u përdorën kurrë.

Në dokument shkruhet se sipas vlerësimeve nga ekipet përkatëse  numri i viktimave në mars-prill mund të shkonte në 6,000. Nëse kujdesi në spitale vazhdon të jetë në këto kushte atëherë, kjo mund të rezultojë në 10,000  viktima të tjera dhe 16.000 viktima vetëm në azile, transmeton abcnews.al

Por zyrtarët thanë se bllokimi do të çojë gjithashtu në  ulje të vdekshmërisë. Cilësia më e mirë e ajrit, më pak aksidente rrugore do të ulin numrin e përgjithshëm të vdekjeve me afërsisht 1.000 gjatë një viti. Ata vlerësuan se 67,000 njerëz do të humbin jetën e tyre nga Covid në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në Marsin e ardhshëm.

Ekspertët  deklaruan gjithashtu se frika e infektimit do t’i detyrojë njerëzit  të qëndrojnë larg spitalit edhe nëse ata do të kenë nevojë për kujdes mjekësor – duke çuar në  2,085 viktima të tjera, transmeton abcnews.al

Vdekjet në shtëpi nga problemet kardiovaskulare u rritën me një të tretën nga marsi në qershor në Angli dhe Uells. Mesatarisht, kjo do të thotë se 17 njerëz kanë vdekur çdo ditë gjatë periudhës 2 Mars dhe 30 Qershor.

Profesor Gale tha se disa vdekje mund të ishin shmangur nëse njerëzit do të kishin shkuar në spital kur filluan të ndiheshin keq. Ekspertët gjithashtu deklaruan që NHS duhet të marrë parasysh zbulimet që janë bërë.

Mjekja, Sonya Babu-Narayan, nga Fondacioni Britanik i Sëmundjeve të Zemrës, tha: ‘Se përparësia jonë duhet të jenë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.” s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!