Arrestohet stomatologu, futi drogë te 313-ta

schedule11:35 - 26 Shtator, 2020

schedule 11:35 - 26 Shtator, 2020

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka njoftuar se ka arrestuar stomatologun e IEVP Jordan Misja, pasi në bëashkëpunim me një të burgosur ka futur drogë në burgun 313-të.

Bashkë me të është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij, i cili ishte i para-burgosur.

Sipas specialisteve të kontrollit, i paraburgosuri, në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, që do të thotë se nuk ka patur asgjë në trup, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Kjo ka bërë që ndaj tij të ushtrohet kontroll i imtësishëm fizik.

I Paraburgosuri pas vizitës që kreu te stomatologu, iu gjetën 100 gramë të mbështjella në trupin e tij me letër alumini dhe plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

R.S., dhe F.B., janë të dy nën akuzë për prodhim e shitje narkotikësh.

Njoftimi: 

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirë koordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas  kryerjes së veprimeve procedurale dhe administrimit të  provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre. Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara ‘parashikuar nga neni 324/a iKodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

N.D./abcnews.al